Elvana Gjata është si ne, vdes për gatimet e mamit dhe ka këtë kërkesë për drekën e rradhës
Në datën 3 shkurt Elvana Gjata u rikthye për publikun shqiptar me gjysmë albumin të titulluar “3”. Jo vetëm kaq por ajo festoi ditëlindjen e saj, duke e hapur mbrëmjen pikërisht me vargjet
“Sot, miq unë ju kam ftuar,
në shtëpinë time,
për të festuar ditëlindjen time…”
Përveç albumit, këngëtarja ka realizuar edhe disa xhirime në trajtën e një dokumentari për jetën e saj ku rol për formimin e saj ka luajtur fëmijëria. Lidhja e ngushtë me familjen po ashtu ka patur gjithë peshën e saj. Po aq sa e lidhur shpirtërisht me familjen, edhe ushqimin nga duart e mamit nuk e harron dot. Në një nga drekat që po shijon me mamin, fërgesa e mbrëmshme dhe patëllxhanët duket se e mbushën me shumë dashuri për të debutuar në ditëlindjen e saj. Para se të dilte nga shtëpia i kërkoi mamit t’i gatuante syltjash për drekën e ardhshme. /Kids’ Time/