Shën Valentini ndryshe i Presidentit Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kaluar një Shën Valentin të veçantë ditën e sotme. Ai ka bërë një vizitë në Skrapar, ku edhe ka marrë pjesë në rikonstruksionin e një kopshti në këtë qytet.

‘Kopsht plot ngjyra siç janë ëndërrat e këtyre fëmijëve që meritojnë të ëndërrojnë si fëmijët në Tiranë’, është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë takimit.

Gjatë vizitës, Presidenti Meta ka takuar 70 vogëlushë që frekuentonin kopshtin.

Share With:
Translate »
1123 Views