Mbërrijnë në Prishtinë prindërit e Rita Orës, cili është personazhi i parë që takuan?
Mbrëmja e djeshme në Prishtinë ka pasur një event shumë të rëndësishëm për muzikën shqiptare. Sabri Fejzullahu, në një koncert recital, festoi plot 50 vjet karrierë. Mes shumë të ftuarëve, personazhe të njohur të botës së artit, koncerti kishte të ftuar edhe prindërit e Rita Orës.
Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, prindërit e Rita Orës kanë mbërritur të enjten në Prishtinë dhe para koncertit të madh të 17 shkurtit, kanë marrë pjesë në mbrëmjen unike të këngëtarit të njohur.
Nesër mbrëma, të gjithë do të jenë në sheshin kryesor të Prishtinës për të ndjekur performancën e Rita Orës. Bashkë me të gjithë Prishtinën, edhe prindërit e artistes shqiptare do të jenë në shesh.