“Një familje u shua, dy persona vdiqën mbrëmë në rrugë, dhe ky popull nuk po zë mend”

Kjo është një foto e shkrepur në rrugët e kryeqytetit nga gazetari Isa Myzaraj i cili ndërsa bën një bilanc të ngjarjeve tragjike të aksidenteve që jo më larg se mbrëmë i morën jetën në autostradën Durrës-Tiranë dy personave, jep edhe një mesazh të fortë ndërgjegjësimi. “O tmerr, o tmerr! Një familje u shua, dy persona vdiqën mbrëmë në rrugë, dhe ky popull nuk po zë mend. Është bicikletë por mund të sjelle tragjedinë e radhës. Ja pra në mes të Tiranës, aty ku të parkosh gabim për sekonda të vjen policia, por për të mbrojtur jetën e njerëzve nuk vjen askush. Arrestojeni këtë zotërinë, arrestojeni pash zotin se jemi bërë me depresion duke dëgjuar tragjedi. Boll më, boll, të kujdesimi pak për jetën, që është aq e shtrenjtë!” shkruan Myzaraj.

Share With:
Translate »
692 Views