Çudit Paloma:”Nuk dua që vajza të më ngjajë mua, harxhoj shumë para dhe e fus burrin në borxhe”
Shumë prej jush mund ta kenë harruar Palomën, protagonisten e telenovelës ‘’Kur ti të jesh e imja’’ dhe historinë e saj të dashurisë mes plantacioneve të kafesë me Diegon, mirëpo ky nuk është rasti i Rudina Demnerit. Që nga koha kur ajo “ngacmonte” politikanët për “Fiks Fare”, Rudinën të gjithë e njohin prej me pseudonimin “Paloma”. Ndonëse ajo shfaqet më rrallë në “Top Channel”, vazhdon punën si moderatore në “Top Albania Radio”. Nga ana tjetër, ajo është edhe një nënë dhe bashkëshorte e lumtur. Për ata që nuk e dinë, Rudina Demneri prej vitesh është e martuar me kompozitorin rumun Alandi, i cili realizon këngë për shumë artistë shqiptarë. Çifti kanë bashkë edhe një vajzë bukuroshe që quhet Luna. Nëse shumica e nënave kërkojnë që fëmijët të bëhen si ata, për moderatoren e gazetaren e njohur Rudina Demneri është e kundërta. Në një intervistë për ‘’Thumb’’, Paloma ka treguar se ka qenë një vajzë shumë e prapë në adoleshencë dhe për këtë uron që e bija të mos i ngjajë. “Kam qenë një vajzë shumë e prapë, shpresoj që vajza të mos më ngjajë mua. Nuk dua të jetë si tipi im. Fus bashkëshortin tim në borxhe, blej rroba dhe e lë të paguajë ai. I shkreti!”-tregon ajo.