Neda dhe Ogreni presin fëmijën e dytë: Zbulojnë gjininë dhe detajet e shtatzanisë!

Ata të dy janë të vetmit ish-banorë të Big Brother Albania që i kanë rezistuar kohës së bashku, si çift.

Jo vetëm kaq, por Neda dhe Ogreni janë tashmë të martuar, të bekuar me një djalë si Serzh dhe tashmë na dhanë lajmin e mirë se janë në pritje të një fëmije të dytë.
Blitz.al ka mësuar se çifti po pret një djalë të dytë, i cili pritet të vijë në jetë pas 4 muajsh.

Neda ka treguar për ne: “Ne do të bëhemi me një vëlla të vogël! Kishim kohë që e mendonim dhe na bekoi Zoti se bebi erdhi shumë shpejt”

“Unë kisha pafund dëshirë të ishte djalë”, – tregon Neda. “Për Serzh, rradhë të parë, por edhe për veten. Pasi unë kam 3 motra dhe gjithmonë më ka munguar një vëlla! Tani, nuk mund të them që do barazoj motrat, por asnjëherë nuk i dihet!”

Nga ana tjetër Ogreni tregon: “Unë jam i lumtur që djali ynë do të ketë një vëlla sepse personalisht nuk kam pasur një të tillë dhe besoj se duhet të jetë ndjesi shumë e bukur të kenë njëri-tjetrin për t’u mbështetur në jetë!”

“Neda kishte dëshirë të ishte nënë djemsh dhe mesa duket po i realizohet kjo dëshirë ashtu si dhe prindërve të mi, të cilët donin të kishin sërish një nip”, – shprehet babai i Serzhit.

Ama, nëse mendoni se familja do të plotësohet me kaq, sepse sipas Ogrenit edhe vajza do të vijë shumë shpejt [ne po kryqëzojmë gishtat]: “E rëndësishme është që gjithccka të shkojë mbarë deri në fund për Nedën dhe djali të vijë i shëndetshëm e me fat.. pastaj do të mendojmë edhe për një vajzë të ëmbël për babin”.

Ky është padyshim një lajm i mirë që na vjen me kaq ngrohtësi në këto ditë të ftohta nga Neda dhe Ogreni.

Share With:
Translate »
1158 Views