Shifra alarmante, 1 në 7 adoleshentë shpërndan mesazhe seksuale

Një studim i fundit ka zbuluar se është në rritje numri i të rinjve që dërgojnë mesazhe me përmbajtje seksuale. “Sexting” është termi i referuar dërgimit të mesazheve që kanë përmbajtje seksuale në formën e imazheve ose tekstit dhe që është e përhapur masivisht  tek adoleshentët.

 

Sipas studimit të ri një në shtatë adoleshentë kanë dërguar mesazhe të tilla, studimi më i fundit i rreth 110,000 adoleshentëve në mbarë botën zbuloi se një në katër i ka marrë ato, shkruan media amerikane CBS.

Faji për këtë është hedhur tek smartphone-t, me të cilin adoleshentet kanë mundësi të shpërndajnë jo vetëm tekst, por edhe foto e video.

Shoqata e psikologëve të Universitetit Calgary arriti në përfundimin se “sexting”  ishte një pjesë normale e përvojës adoleshente.

Sidoqoftë, në ditët e sotme është shumë e lehtë që ky lloj i komunikimit të bëhet tërësisht i parregulluar, duke i vënë të rinjtë në rrezik.

Për të mos përmendur pasojat e panumërta emocionale, nga poshtërimi dhe objektivizimi deri tek shpresa dhe mungesa e izolimit social, nuk mund të thuhet se çfarë mund të ndodhë nëse një “sexting” del jashtë kontrollit.

Share With:
Translate »
876 Views