Ilir dhe Korab Shaqiri vijnë me këngë kushtuar fëmijëve të vrarë të familjes Jashari

Në prag të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së vjen një krijim muzikor kushtuar familjes Jashari. Janë Ilir dhe Korab Shaqiri, dy artistët e njohur që kanë bashkuar forcat për të sjell një projekt në kujtim të fëmijëve të vrarë të familjes Jashari. “Ata u bënë dritë”, mban titullin kënga, në videoklipin e së cilës shfaqen emrat e atyre që ranë së bashku me 56 anëtarët e tjerë të familjes. Teksti i këngës është shkruar nga Ilir Shaqiri ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është kujdesur Korab Shaqiri.

Share With:
Translate »
727 Views