‘Plasin debatet’, një grua ekspozon gjoksin ndërsa ushqen foshnjen
Një revistë indiane që shfaqi një grua duke ushqyer me gji një foshnje është kritikuar rëndë në rrjete sociale.
Kopertina e Grihalakshmi, që është botuar në shtetin Kerala përshkruan modelen Gilu Joseph që sheh në kamera ndërkohë që duket hapur gjoksi i saj ku po ushqehet fëmija.
Teksti në kopertinë thotë: “Nënat si Kerala tregojnë – mos ia ngulni sytë, duam të ushqejmë fëmijët me gji”.
Sipas BBC, kjo është hera e parë që një revistë indiane boton një imazhin e një gruaje që ekspozon gjoksin.
Fakti që modelja nuk është nënë ka shkaktuar shqetësime duke krijuar debat në rrjete sociale.
Redaktori i revistës tha donte të rriste ndërgjegjësimin për nevojën që nënat janë në gjendje të japin gji në publik.
Të gjithë e kanë mbështetur fushatën por kanë filluar debate dhe kritika të mëdha për përzgjedhjen e modeles, kur mund të merrnin një nënë që ushqente vërtetë foshnjen e saj.