Floriana Garo bëhet nënë, emri dhe foto e parë e vogëlushes
Floriana Garo është bërë nënë për herë të parë mëngjesin e së hënës por vetëm sot ka zgjedhur ta bëjë publik lajmin, pikërisht në Ditën e Verës. E në fakt pranverë e diell ka sjellë në jetën e prindërve të rinj vogëlushja Adia, fëmija i parë i familjes. “Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!” ka shkruar moderatorja bukuroshe në rrjetet e saj sociale krah fotos së vogëlushes/Kids’Time/