Emocionon Alesio Aliaj, shpërndan videon e rrallë në 1-vjetorin e të bijës

Modeli tropojan, Alessio Aliaj dhe partnerja e tij Katherin, sot festojnë 1 vjetorin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre të parë Jolie Rose Aliaj. Në këtë ditë të shënuar modeli ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një video mjaft emocionuese e cila tregon ciklin e jetës së vogëlushes nga momenti që ishte në barkun e nënës dhe deri më sot.  “Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime”,- ka shkruar modeli tropojan krahas videos. Kujtojmë se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Por krahas kësaj videoje që na emocionoi të gjithëve, balerini i ka bërë edhe një dhuratë materiale. Vogëlushja që tani ka një AMG ngjyrë gri dhe fjalët e ndjera të të atit :Happy Birthday to my beautiful princess Jolie! You have brought us so much love the past year! Enjoy your first birthday my angel” /Kids’Time/

Share With:
Translate »
750 Views