Na fshehu për shumë kohë shtatzaninë, Zaimina tani na kënaq me fotot e vajzës
Shtatzania e Zaiminës u mor vesh që në muajt e parë. Megjithatë asnjë konfirmim nuk erdhi nga ana e saj. Kur nisi tremujorin e fundit të shtatzanisë ajo befas na tregoi me barkun e rritur. Pastaj këngëtarja filloi të jetë më pak supersticioze. Ne mësuam gjininë dhe emrin e vajzës para lindjes.
Dhe ashtu siç nuk e prisnim, Zai po na surprizon sërish. Ditën që lindi vajza, ajo postoi një foto të dorës së të voglës me të bashkëshortit të saj. Ndërsa sonte ajo na ka ëmbëlsuar mbrëmjen me një foto të së voglës e cila duket se është rritur shumë. /Kids’ Time/
