Mësuesja padit tërshërën në bashki

Ja se cfare ka katranosur ajo!

Deficiti ushqyesve, si pasojë e konsumit të tërshërës janë
a. Crregullime të gjumit
b. Problem me kockat
c. Spazma muskulare kronike dhe dobësi
d. Ankth dhe acarime
e. Crregullime neurologjike që cojnë në dhimbje kronike dhe keqfunksionim të organeve, vecanerisht sistemit tretës.
f. Depresion dhe humbje memorie
g. Katarakt në sy
h. Rritje e ngadaltë e thonjve
i. Koagulim të gjakut
j. Lodhje
k. Sindromi I këmbëve të paqëndrueshme (RLS)
l. Hipoglicemia (rënie sheqeri në gjak)
m. Sëmundje veshkash
n. Migrena
o. Raynaud’s sindrome
p. Demtime dhe prishje të dhëmbëve të rrinj që dalin
q. Ritëm anormal I zemrës, 
Do merremi ketu me kete punen e rrezikut per vdekje qe shkakton tershera tek femijet, se eshte shume, po shume e rende. Liria e mendimit eshte koncept qe shkon ne zgjedhjet individuale te ushqimit, qe njerezit bejne. Por nuk ka liri mendimi dhe nuk ka kompromis me te vertetat shkencore, sidomos kur jane te kopsitura dhe te njezeshme. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes eshte e tille, qe mund te zgjedhesh me vullnet te lire te hash edhe plehra ne vend te ushqimit, por liria e mendimit nuk i jep askujt te drejte, te sajoje akuza per nje ushqim, te cilat as nuk jane te dyshuara e jo me te provuara nga asnje studim shkencor, nuk ka asnje ze ne shkence qe i mbeshtet, nuk ka asnje rast klinik te dokumentuar qe ta deshmoje kequshqyerje prej tersheres. Mbi cdo gje respektoj te verteten dhe vetem te verteten. Nuk ekziston asnje dokument i vetem, asnje i vetem, qe te tregoje se tershera shkakton qofte edhe nje nga ato semundjet dhe sindromat e permendura ne leter, as ne te rritur dhe as ne femije. Ajo qe i ka shkruar, le te na e tregoje ku e gjeti, ne te kundert, duhet te pergjigjet per perhapje te panikut ne popull, duke paraqitur si kercenim, nje nga ushqimet me te mira. PRETENDIMI 1 TERSHERA SHKAKTON SEMUNDJE SI DEPRESIONI DHE HARRESA Tershera jo vetem nuk eshte anti-ushqyese, por ekzistojne mjaft botime, qe tregojne se korrigjon shume nga problemet shendetesore per te cilat akuzohet si shkaktare. Psh. pagjumesia jo vetem nuk shkaktohet nga tershera, por ne saje te pasurise qe ka ne vitaminat B, eshte ne gjendje te prodhoje melatoninen gjumesjellese. Studimet tregojne se tershera jo vetem nuk shkakton depresion, por perkundrazi eshte ushqim anti-depresiv. Tershera nuk eshte ushqim qe shkakton renie te kujteses, perkundrazi, studimet me dhjetera tregojne se eshte ushqim kunder Alzhejmer dhe eksperimentet ne shkolla treguan se femijet qe kishin ngrene tershere ne mengjes, memorizuan me mire informacionin e vendeve ne harte, me mire sesa femijet qe kishin ngrene drithera te tjera per mengjes. Kushdo mund te verifikoje vete ne internet studimet mbi rritjen e performances njohese te tersheres tek femijet. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1774046/  ttps://www.nutraingredients.com/Article/2002/07/23/Getting-their-oats-helps-kids-perform-better Pretendimi 2 TERSHERA SHKAKTON TEK FEMIJET HIPOGLICEMI Mesuesja letershkruese thote se tershera u shkakton femijeve hipoglicemi. E ka parasysh mesuesja se cfare simptomash ka hipoglicemia? E pra, tershera ben te kunderten e ketyre simptomave, jep kthjelltesi mendimi, qetesi, energji, fuqi, ndienje ngopjeje (ndersa hipoglicemia shkakton turbullim mendor, konfuzion, dobesi, gjendje te fiketi, ndjenje urie ose boshesie ne stomak). Persheshi me qumesht e me sheqer eshte ai qe tipikisht shkakton ngritje ne pikiate te sheqerit ne gjak e me pas, pergjumje dhe hipoglicemi. Ndersa tershera eshte treguar neper studime, se e cliron gradualisht sheqerin, ne saje te fibrave te saj dhe pengon hipoglicemine qe te ndodhe, ndryshe nga sa ndodh me miellin e bardhe te grurit. Letershkruesja akuzon tersheren se do te shkaktoje aritmi tek femijet. Nderkohe qe ne faqen e Universitetit te Harvardit, ne listen e superushqimeve te zemres, tershera hap listen e para. Tershera nuk ka asnje shans te shkaktoje aritmi, sepse pervec pasurise ne vitaminat B kompleks qe ndikojne pozitivisht mbi sistemin nervor autonom te lidhur me aritmite, eshte mjaft e pasur me magnezin, nje elektrolit mjaft i rendesishem per ritmin elektrik te zemres dhe kur tershera kombinon edhe me kosin qe permban kalciumin si dhe me bananen e pasur ne kalium, behet nje nga ushqimiet me mbrojtese te sistemit elektrik te zemres. PRETENDIMI 3 TERSHERA DO TE PRISHE DHEMBET E FEMIJEVE Letershkruesja shkruan krejt pa baze dhe pa asnje prove, se tershera do te prishe dhembet e femijeve, nderkohe qe tershera eshte nje nga ushqimet qe mund ta hane edhe bebet 6 muajshe, eshte e perfshire ne dietat e tyre (Lexoni postimet me referencat qe kemi bere dite me pare). Shoqata Amerikane e Zemres ne faqen e saj zyrtare rekomandon qe femijeve t’u shërbehen jo produkte të dritherave të rafinuara, por drithera kokerr, te plota dhe te pasura ne fibra. Futja e rekomanduar e dritherave varion nga 60 gr/ditë për një fëmijë nga një vjeç deri ne 180 gr/ ditë për një femije 14-18 vjeç. Por cfare kane parasysh institucionet nderkombetare kur rekomandojne drithera kokerr? Grurin? Jo vetem, cdo lloj drithi dhe tersheren me se pari, sepse ka edhe me shume ushqyes edhe me shume fibra. Thekra dhe elbi gjithashtu rekomandohen. Institucionet shkencore nuk i ‘trembin’ dritherat kokerr per ‘pasojat’ qe kane ne dhembet e femijeve. Keto ‘trembje’ jane krijesa te letershkrueses-prind femije kopshti, e cila nuk eshte vertet kaq e painformuar, pasi disa te dhena qe ka shkeputur nga faqja e institucionit amerikan, te paraqitura si te dhena te OBSH-se, tregojne se ajo ka hyre dhe e shikon se cfare behet dhe flitet. Keshtu qe te shkruarit ne kundershtim me sa ka lexuar, duket tendencioz dhe i nisur nga motive qe i di ajo…. Dhembet e femijeve nderkohe jane kaq te forte, sa te pertypin ushqime me te forta si arrat e bajamet, mishin i cili kerkon me teper pune me dhemballet etj dhe procesi i bluarjes se ushqimit, zhvillon nofullat e tyre. Studiuesit dhe pediatrit pas moshes 6 muajshe rekomandojne te futen ushqime gjysme te forta dhe qe nga mosha 2 vjec, femija mund te haje ushqimet e te rriturit, nuk rekomandohet te sundohet dieta nga ushqime te qulleta, peltera e llapa, por ushqime plot me fibra dhe ushqime te ngurta. Dhembet e femijeve nuk i prish tershera. As pare, as degjuar, as evidentuar si rast klinik gjekundi ne bote. Por eshte gjetur prej kohesh armiku i tyre dhe eshte sheqeri si dhe koka-kola. PRETENDIMI 4 TERSHERA DO TE SHKAKTOJE KOAGULIM TE GJAKUT Letershkruesja i shkruan bashkise dhe Ministrise se Shendetesise se tershera do te shkaktoje koagulim te gjakut tek femija. Nese tershera do ta bente kete gje, ajo do te kishte qene nje nga ushqimet me te rrezikshme per shendetin e zemres, nderkohe qe mijera studime tregojne te kunderten. Nuk ka asnje mundesi qe tershera te ushtroje veprime te tille te rrezikshme si mpiksja e gjakut, per me teper, nuk permban aspak vitamine K, qe ben te mundur koagulimin. Madje, nese disa lloj ushqimesh kufizohen tek pacientet qe marrin hollues te gjakut, tershera nuk ndalohet as tek ata qe kane probleme te tilla. Ajo eshte mjaft e sigurt ne kete drejtim. Letershkruesja thote se tershera pengon rritjen e thonjve. Perkundrazi, ajo permban vec llojeve te tjera te vitaminave B, edhe biotin. 40 gr tershere plotesojne 26% te nevojave ditore per biotine. Kujtojme ketu se acidi fitik nuk ka asnje ndikim mbi biotinen. PRETENDIMI 5 TERSHERE SHKAKTON PROBLEME ME KOCKAT TE FEMIJET Letershkruesja thote se tershera do tu shkaktoje femijeve probleme me kockat. Ne i kemi studiuar mire ushqimet qe jane te demshme per kockat dhe tershera nuk hyn ne kete liste (Le te permendim vetem disa si koka-kola, kafeja, sheqeri, kripa, proteina shtazore te teperta ne diete etj). Tershera eshte nje ushqim i varfer ne kalcium, por ajo dhuron nje pasuri mineralesh te tjera qe i duhen kockave. Edhe pse ajo nuk eshte nje ushqim mrekulli per kockat, eshte nje ushqim i shendetshem, sidomos kur kombinohet me kos dhe me fruta te cilat me cilesite e tyre antioksidante, kane treguar ne studimet e reja, nje efekt mbrojtes per kockat. Mollet jane vecanerisht te mira pasi permbajne borin qe mban kalciumin ne kocka dhe nje mengjes me tershere, kos, molle eshte nje nga ushqimet qe do te nxise rritjen normale te kockave te femijeve si dhe te palces se tyre, ne saje edhe te kontributit te fibrave beta-glukan te tersheres. PRETENDIMI 6 TERSHERA SHKAKTON CDO SEMUNDJE QE IMAGJINONI Fantazia trilluese e mesueses se biologjise ka shkuar kaq larg, saqe i ka veshur tersheres cilesi vrasese dhe semundje-shkaktuese te cilat ajo as i njeh dhe as nuk di se si dhe pse shkaktohen si katarakt në sy, sëmundje veshkash, Raynaud’s syndrome etj. Sepse po t’i dinte, nuk do te shkruante marrezira. Pershembull, sindromi Raynaud nuk ka lidhje me ndonje lloj ushqimi, pamundesia e nervave per te kontrolluar zgjerimin dhe ngushtimin e eneve te gjakut ne gishta (diametrin) deri sot ka vetem nje shkak te qarte te njohur shperthyes: te ftohtin, mbajtjen e sendeve te ngrira ne duar, ndersa jane te dyshuara nje numer semundjesh dhe medikamentesh, por jo ushqime. Ne lidhje me semundjet e veshkave, letershkruesja duhet te dije, se ‘semundja’ me e perhapur e veshkave jane guret qe prodhohen ne te dhe acidi fitik tek tershera dhe kokrra te tjera sipas studimeve pengon formimin e gureve. Njerezit qe hane bajame, arra, bishtajore, kikirike, fara, drithera, etj, kane me pak rrezik te formojne gure ne veshka. Nuk ekziston asnje studim i vetem, qe te tregoje se tershera do te shkaktonte semundje te veshkave, por nese tashme nje person e ka humbur funksionin e tyre duhet te beje kujdes me qindra ushqime dhe tershera per shkak te fosforit rekomandohet te kufizohet ne disa dite ne jave. Ndersa per kataraktin e syve, mesuesja e paditur duhet te njohe shkaqet e tij. Tek femijet eshte semundje e rralle, ndryshe nga moshat e medha dhe eshte ose e lindur, ose vjen nga nje demtim ne sy. Nuk ka asnje ushqim te njohur, qe te shkaktoje dicka te tille. … Asgje nga sa katranshkruesja ka shkruar, nuk eshte e mbeshtetur ne asnje lloj studimi apo pretendimi apo dyshimi ne boten e mjekesise. PRETENDIMI 7 TERSHERA SHKAKTON KEQUSHQYERJE SE KA ACID FITIK Tershera jo vetem nuk shkakton kequshqyerje, por perkundrazi, korrigjon problemet e kequshqyerjes qe shkakton mielli i bardhe i rafinuar. Tershera eshte ‘nje bombe’ ushqyese ne vitamina e minerale, aq sa studimet kane treguar se duke e fortifikuar edhe me nja dy ushqyes qe ajo nuk i ka vete (sepse asnje ushqim nuk i ka vete te tera), ka trajtuar me sukses te madh anemine tek femijet. E pra, ka marre fuqine e ilacit. https://waset.org/…/the-effect-of-a-nutrient-fortified-oat-… Tershera vertet ka acid fitik, por nuk e ka te lidhur me endospermen, e ka tek krundet, ndryshe nga misri qe e ka brenda fares ose gruri, qe e ka ne shtresen ngjitur me amidonin. Por serish acidi fitik pengon vetem 5%-15% te ushqyesve qe te thithen dhe jo shumicen e vitaminave dhe mineraleve, vetem 2 minerale. Per me teper, problemi i kequshqyerjes nga acidi fitik nuk ekziston ne nje diete qe permban edhe ushqime te tjera, por vetem ne vende te varfra me nje ushqyerje te njenashme dhe jane evidentuar popullsite, qe ushqehen kryesisht me oriz, miser dhe sidomos soje, e cila ka shume me teper acid fitik. Edhe kjo, eshte kryesisht teorike, nuk eshte gjetur praktisht mangesi ushqyese e evidentuar masivisht tek njerezit, nga fitatet. Tershera nuk eshte fara me e pasur me acid fitik, as e vetmja. Ai gjendet kudo, ne te tera farerat qe konsumojme, dhe madje ne shume prej tyre, ne sasi shume me te medha sesa tek tershera. Nga ana tjeter, acidi fitik quhet vertet anti-ushqyes, por eshte edhe nje substance anti-kancer, qe frenon kancere te ndryshme, e midis tyre leucemine prej se ciles jane me te prekshme femijet. Pra e parandalon dhe pastaj edhe e lufton kete kancer. Natyra e di mire se cfare ka bere, kur ka futur acidin fitik ne farera, na ka dhene ne nje arme te perditshme per t’u mbrojtur nga nje numer i madh kanceresh. *** Tani kushdo tjeter qe do te shprehet perseri kunder tersheres, pasi une kam ofruar prova te forta permes afersisht 10 postimesh qe kam bere vetem per tersheren, bazuar mbi qindra artikuj, faqe studimesh e referencash (ato qe kam treguar kane nje prapavije te madhe, jane 7/8 e ajsbergut nen uje), e qe ta coj deri ne fund mendimin, nese serish del nje ze, kunder zerit te shkences, sigurisht qe do ta bllokoj, sepse kundershtimi i tij nuk vjen më nga padituria, nuk vjen nga naiviteti, nuk vjen nga deshira per te diskutuar dhe ndricuar nje ceshtje ne dobi te shendetit te femijeve, por vjen nga qendresa e forte e mberthyer pas genjeshtres, qellimi ne vetvete per te kundershtuar i nisur nga interesa te caktuara, konflikt interesi, xhelozi profesionale, pakenaqesi te ndryshme qe shkojne ca per bashkine, ca per dietologen qe hartoi menune, ca per Mollen e Shendetit qe mbron gjerat pro shkences….Ne 14 mije prinder qe kane femijet e kopshteve shteterore te Tiranes, nuk eshte ndonje gje e veshtire te gjenden 200 te pakenaqur, te pushuar nga puna ne shtet, per shkak te rrotacionit politik….Por femijet e Tiranes nuk kane nevoje per urrejtje politike dhe dietologjike, qe te luhet me ushqimin e tyre. Hani bollgurin kalamaja dhe ju befte mire!  Llambrini Kona

Share With:
Translate »
836 Views