Shtatzënë për 1 vit & burri që u bë nënë: Këta 9 prindër kanë thyer rekorde botërore
Të jesh prind kërkon kurajo, fuqi, durim dhe altruizëm, por këta nëntë prindër janë të jashtëzakonshëm. Aq të jashtëzakonshëm sa ngjan e pabesueshme.
1. Nëna më e shkurtër në botë: 71cm
Stacy Herald është vetëm 71cm e gjatë dhe vuan nga osteogenesis imperfecta. Ajo është nënë e tre fëmijëve.
\
2. Burri i parë në botë që u bë nënë: Thomas Beatie
Thomas Beatie ka tre fëmijë dhe shërben si avokat për të drejtat riprodhuese të personave transgjender. Në 2008-n, Beatie ishte i pari burrë që solli në jetë një fëmijë. Beatie u lind femër dhe nisi tranzicionin në moshën 23-vjeçare. Sidoqoftë, vendosi t’i mbante organet riprodhuese. Sot, gjithnjë e më shumë burra sjellin në jetë fëmijë.

3. Fëmijë të lindur njëherazi: 8
Nadya Suleman solli në jetë gjashtë djem dhe dy vajza, oktonjakë. Të gjithë mbijetuan dhe janë shëndoshë e mirë.

4. Sasia më e madhe e qumështit të gjirit dhuruar ndonjëherë: 322 litra
Në 2012-n, Alicia Richman nga Texas, zbuloi se kishte shumë herë më shumë qumësht gjiri nga ç’i nevojitej. Këshu që dhuroi plot 322 litra për bankën e qumështit në veri të Texas.

5. Shtatzënia më e gjatë në botë: 375 ditë
Shtatzënia e Beulah Hunter zgjati 375 ditë, thuajse 100 ditë më shumë nga një shtatzëni normale. Sipas Time Magazine, mjeku i Hunter, Dr. Daniel Beltz, betohej për vërtetësinë e kësaj shtatzënie dhe analizat e bëra e provojnë. Skeptikët mund të hanë veten më dhëmbë. Thuhet se foshnja u zhvillua më ngadalë nga foshnjet e tjera.

6. Numri më i madh i fëmijëve, lindur nga një nënë e vetme: 69 fëmijë
Sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, në mes të shekullit të XVIII, gruaja e Feodor Vasillyev solli në jetë 69 fëmijë. Ajo lindi 16 çifte binjakës, shtatë sete trinjakësh dhe katër katërnjakë.

7. Nëna më e madhe në moshë që lindi për herë të parë: 70 vjeç
Në 2008-n, Rajo Devi Lohan solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 70-vjeçare. Çifti priti mbi 40 vite për t’u bërë prindër. Vajza e tyre, Naveen Lohan erdhi në jetë përmes një procedure in vitro.

8. Nëna e parë i një foshnjeje në epruvetë: Lesley Brown
Lesley Brown nga Britania e Madhe ishte nëna e parë që solli në jetë një fëmijë të ngjizur në epruvetë. Vajza e saj quhet Louise Joy Brown dhe u lind në korrik të 1978-s. Embrioni u implantua në nëntor të 1977-s. Që atëherë, procesi njihet si fertilizim in vitro dhe ka ndihmuar miliona prindër që vuajnë për të lindur fëmijë.

9. Periudha më e gjatë mes lindjes
Binjakët Amy dhe Katie Jones-Elliot u lindën katër muaj larg njëri-tjetrit në 2012-n. Kontraktimet e nënës ndaluan pas erdhi në jetë Amy në qershor të 2012-s. Meqë Amy u lind para kohe, mjekët vendosën ta mbanin Katie-n në mitër për ca më gjatë. Katie u lind katër muaj më vonë në gusht.