Këto janë ushqimet më të mira për trurin e bebeve, çfarë duhet t’i jepni pas muajit të gjashtë
Për të ndihmuar prindërit të kuptojnë se për çfarë kanë nevojë foshnjat, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka publikuar një sërë rekomandimesh për ushqimet që sigurojnë zhvillimin e shëndetshëm të trurit në 1,000 ditët e para të foshnjave. Studimet tregojnë se ushqimi i hershëm është i rëndësishëm për ndërtimin e një truri të shëndetshëm.
Nëse deri në muajin e gjashtë bebet kanë nevojë vetëm për qumësht gjiri, pas kësaj periudhe nënat duhet t’u shtojnë regjimit, ushqime të pasura me zink , folate , acide yndyrore të ngopura , proteina dhe hekur. Këto lëndë ushqyese kontribuojnë në zhvillimin e trurit.
Dr. Sarah Jane Schëarzenberg, profesoreshë e pediatrisë në Spitalin e Fëmijëve Masonik të Universitetit të Minesotës thotë se qumështi i gjirit rekomandohet për të porsalindurit deri në muajon e gjashtë, por pas këtij muaji ai nuk mund t’i sigurojë foshnjes sasinë e hekurit dhe zinkut .
Pas qumështit të gjirit, dieta më e mirë për foshnjat është ajo që përfshin një shumëllojshmëri ushqimesh, përfshirë mish të pasur me proteina dhe fruta dhe perime që përmbajnë vitamina dhe minerale të ndryshme. Burimi: HEALTH