Në pritje të lindjes së vajzës, Bes Kallaku zbulon surprizën e këndshme
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pritet që shumë shpejt të bëhen për herë të parë prindër të një vajze.
Por pavarësisht angazhimeve familjare asnjëri prej tyre nuk ka lënë pas karrierën muzikore.
Ndërsa Xhensila pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin ‘Cika Cika’ me Ardjan Bujupin që rezultoi një sukses i madh, Bes Kallaku ka zbuluar lajmin e bukur.
Në një postim në Instagram, Besi ka lajmëruar se po punon me Ermal Fejzullahun për të sjellë një bashkëpunim.
Këngëtari dhe aktori i humorit tregoi se kënga do të dalë shumë shpejt.



