Emocione në familjen mbretërore/ Princeshë Geraldina i këndon vëllait të porsalindur Aleksandër

Princ Leka ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe plot emocion mes vajzës së tij, princeshë Geraldina, dhe vëllait të saj të vogël, princit Aleksandër.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Geraldina shihet duke i kënduar me përkëdheli foshnjës një këngë të veçantë, duke shprehur dashurinë dhe afërsinë për vëllain e sapolindur.

“Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën”, ka shkruar Princ Leka krahas videos.

Vogëlushi Aleksandër erdhi në jetë më 10 korrik, duke sjellë gëzim në familjen e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit, të cilët u bënë prindër për herë të parë së bashku.

Momenti i ndarë nga Princ Leka është pritur me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e ëmbël mes dy fëmijëve.

 

Share With:
Translate »
1 Views