Beyonce shfaq binjakët në publik, por fansat u zhgënjyen tej mase
Beyonce dhe Jay Z kanë nisur turin e tyre europian On The Run II. Një rikthim i fuqishëm i çiftit pas një pauze të gjatë që mori këngëtarja për shtatzaninë dhe lindjen e binjakëvë Rumi dhe Sir. Këtë të mërkurë ata ndodheshin në Britaninë e Madhe dhe krahas performancës së shkëlqyer që ka elektrizuar publikun, ka ndodhur edhe një befasi e madhe.

Në ledwall-in e skenës u shfaqën foto të Bey dhe Jay Z teksa mbanin në krah binjakë me ngjyrë dhe interneti u çmend me mendimin e ishin vogëlushët Rumi e Sir. Të gjithë mediat botërore e patën kryetitull.

Por ishte zëdhënësi i këngëtares i cili përgënjeshtroi lajmin duke deklaruar se binjakët nuk janë Rumi dhe Sir, por pa dhënë asnjë shpjegim tjetër se kush mund të jenë.

Jemi në pritje të një deklarate nga ana e çiftit ndërkohë që po mendojmë se sa PR të fuqishëm kanë. Një foto e tyre, bën lëmsh të gjithë botën. /Kids’Time/
