Princi George mbajti në dorë një armë lodër dhe njerëzit u revoltuan
Kompanitë që prodhojnë lojra fëmijësh, kanë hedhur në treg edhe armë fallco me të cilat argëtohen kalamajtë.
Si një fëmijë, më një lodër të tillë luajti edhe princi George dhe kjo shqetësoi njerëz në mbarë botën. Në fotot e shkrepura nga paparacët shfaqet princi George dhe princesha Charlotte të cilët argëtohen këmbëzbathur në bar. Pranë tyre qëndron e ëma Kate, që kujdeset për ta.

Në një moment vogëlushi George mban në dorë një armë lodër, nga ato plastiket me të cilët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë edhe fëmijët shqiptarë. Njerëzit mendojnë se një armë lodër nuk është aspak e duhura për të argëtuar një fëmijë.
“Asnjë fëmijë në ditët e sotmë nuk duhet ta shohë një armë si lodër. Le që në fakt kjo lodër duket aq reale…”
Kështu ka shkruar në një postim në Twitter, aktorja e britanike Daisy Torne. Njësoj si aktorja në fjalë mendojnë edhe të tjerë individë, të cilët nuk e miratojnë
This isn’t okay anymore… My American side here, biased maybe b/c of everyday #gunviolence in USA,but my British side agrees. No child in this day and age should look at any gun as a fun toy. This looks far too real. .(And I LOVE Prince George, don’t get me wrong!) @teamtrace pic.twitter.com/UEqtFi5WTH
— Daisy Torme (@daisytorme) June 10, 2018
vendimin e Kate për ta lënë të birin të luajë me një armë, qoftë ajo edhe lodër!