E dhimbshme/ Mbytet në pishinë vajza 19 muajshe e sportistit të famshëm

Vajza e skiatorit të njohur olimpik Bode Miller mësohet se ka iku nga kjo botë vetëm 19 muaj pas lindjes pas një aksidenti tragjik në pishinë gjatë ditës së dielë.

Bode dhe bashkëshortja e tij Morgan ishin në një festë tek fqinjët gjatë fundjavës dhe Emeline papritur përfundoi në pishinë.

“Ne jemi më shumë se të shkatërruar. Vajza jonë e vogël, Emmy, iku dje. Asnjëherë në një milion vjet nuk mendonim se do të përjetonim një dhimbje si kjo. Dashuria e saj, drita e saj, shpirti i saj kurrë nuk do të harrohen. Vajza jonë e vogël e donte jetën dhe e jetonte atë çdo ditë. Familja jonë kërkon respekt për jetën private gjatë kësaj kohe të dhimbshme “- shkruan skiatori krahas kolazhit të fotove të vogëlushes  në Instagram.

Miller dhe bashkëshortja e tij aktualisht kanë 3 fëmijë më të rritur dhe janë në pritje të një fëmije tjetër.

Share With:
Translate »
1218 Views