Ledioni qenka baba i shkëlqyer, pas Lorit na e tregoi edhe Sara

Moderatori i njohur Ledion Liço, këtë të mërkurë feston ditëlindjen. E për një fytyrë të njohur publike si ai, urimet nuk kanë munguar.
Më i bukuri i ka ardhur nga partnerja e tij, Sara Hoxha e cila ka shkruar në profilin e saj në Instagram, urimin për të dashurin me të cilin shumë shpejtë pritet të martohet.
“Urime ditëlindjen për një baba kaq të mrekullueshëm dhe një partner edhe më të mirë. Festoj për ty çdo ditë. Dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës me ty”, ka qenë urimi i Sarës.
Edhe Lori Hoxha, kunata e tij e ka uruar në Instagram, duke e falenderuar që e bëri teze dhe që e solli Londonin në jetë.

Share With:
Translate »
819 Views