Bashkëshortja e aktorit të njohur na prezanton për herë të parë djalin dhe ne u dashuruam me të

Aktori i njohur turk, Ozcan Deniz, dhe bashkëshortja e tij Feyza Deniz, kanë vetëm një muaj e gjysmë që janë bërë prindër të një djali, i cili ua ka ndryshuar tërësisht jetën. Megjithëse nuk kanë preferuar të ndajnë shumë momente nga jeta e tyre private në rrjetet sociale, çifti kanë nisur pushimet në Göcek.

Në fotot e fundit që Feyza Deniz ka postuar në Instagramin e saj, është komplimentuar sidomos për linjat e holla që i ka rifituar në një kohë shumë të shkurtër. Surprizë për fansat kanë qenë pikërisht fotot e postuara nga nëna e re. Në një kohë shumë të shkurtër, Feyza u është rikthyer linjave para shtatzënisë.

Së bashku me djalin, çifti kanë nisur shëtitjet në det, në breg, por edhe në park. Feyza ka veshur një fustan të bardhë, i cili e tregon edhe më elegante.

🎀

A post shared by Feyza Deniz (@_feyzadeniz_) on

Deniz, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur nga seriali “Një pjesë e imja” me rolin e Kahramanit, nuk e ka kaluar qetësisht këtë periudhë sa i përket jetës private. Jo vetëm për shkak të paragjykimeve me të cilat është ndeshur sapo të gjithë mësuan se ishte në lidhje me një vajzë 25-vjeçare, por edhe sepse më vonë, kaloi edhe probleme të tjera familjare pas gjendjes së rëndë shëndetësore të të afërmve të tij.

Megjithatë, është në qiellin e shtatë që kur është bërë baba i Kuzey-t.

Më 8 mars Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan kurorëzuan dashurinë me martesë, por para saj, çifti pranuan se do të bëheshin prindër. Mediat në Turqi përfolën edhe shifrën marramendëse të dhomës së djalit, e cila kapi shpenzimet e 70 mijë lirave turke.

Share With:
Translate »
1248 Views