Eli Fara reagon për herë të parë mbi shtatzaninë e Marinës

Marina Fara u vu sërisht në qendër të vëmendjes në shtypin rozë pas lajmit të bujshëm të shtatzanisë së saj. Ajo gjithashtu na prezantoi të dashurin e ri dhe me ardhjen e bebushit në jetë duket se gjërat po bëhen më serioze.


Gëzimin më të madh për plotësimin e të bijës duket se e ka Eli. Si çdo nënë tjetër ajo nuk mund t’i mbajë emocionet e të bërit gjyshe për herë të parë (edhe pse fjala gjyshe nuk ka vend fare tek këngëtarja bukuroshe)


Ndërkohë që Marina ka qënduar tërësisht e ftohtë ndaj këtij lajmi, Eli ka postuar ditën e djeshme një foto ku në bluzën e saj shkruhet në anglisht: “Gjëra të mira po ndodhin”.
Dhe ne nuk na u desh të mendoheshim gjatë për ta kuptuar ku e ka fjalën. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
2000 Views