Foto të reja nga Cardi B dhe konfirmimi i gjinisë

Cardi B është 8 muajshe shtatzënë dhe kanë mbetur pak ditë për të sjellë në jetë fëmijën e parë. Ajo zgjodhi të bëjë traditën e të gjithë artistëve për një set fotografik me barkun e rrumbullakosur. 25-vjeçarja ka pozuar për kopertinën e ‘Rolling Stone’, së bashku me të fejuarin e saj, Offset dhe ka publikuar imazhin.

Ylli i “Bodak Yelloë” ka veshur një pelerinë të zezë që i mbulon gjoksin, ndërkohë që partneri i puth barkun e rrumbullakosur. “Nuk mund të prisja deri në publikimin e revistës në korrik për të sjellë fotografinë. Kjo kopertinë është shumë e vecantë për mua. Faleminderit të gjithëve që punuan në këtë projekt, edhe pse ishte supozuar që të ishte bardh e zi. Vajza ime ia doli që të dalë në kopertinën e Rolling Stones”, shkruajti Cardi B në postimin e fundit.

Share With:
Translate »
757 Views