Djali iu nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka drithëron me fjalët që i dedikon

Një muaj më parë shkrimtarja shqiptare, Flutura Açka, dha lajmin e hidhur që djali i saj  u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare. Siç rrëfeu dhe vetë shkrimtarja, djali i saj Jerin van den Brink, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

Flutura ka qenë këto kohë me të gjithë miqtë dhe të afërmit, të cilët i qëndruan pranë pas dhimbjes së madhe që përjetoi. Shkrimtarja pas një mungese të gjatë është rikthyer dhe ka shkruar një poezi shumë prekëse.

Ajo i ka dedikuar Jerinit disa fjalët drithëruese, ku përshkruan gjithë dhimbjen e madhe që po përjeton, trishtimin dhe mungesën që ndjen për të.

Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,

sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy,

e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,

horizontit ankohej,

se s’mundej me të ngja ty.

Kurdisur n’buzëqeshje

kraharori yt ende jep gurgullimë,

andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët

të trishtimit tonë, mësyn.

Është larg, n’rini të përjetshme,

mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,

i pakorruptueshmi shpirt,

i papërlyemi kurm,

e pavramja ndjenjë,

xeherore qe s’e prek kush thellimave,

ekzistencë diku, gega im,

“the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim.

Ti dashuria që ecje,

ti buzëqeshja baretëse,

ti i thikti rrezatim mirësie,

kushedi në ç’mors lexon tani,

vajin tonë që lutet për kthim.

Ti roja i dritës,

përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,

të na derdhin mjerim.

Tani shkel në dhera të pastra,

e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,

ti nezra e përjetshme,

nuk fikesh si kandil,

as flakë qiriri topitur erës,

shembëllim i largët i një ylli kushediku,

tatuazh i shpirtit mbet…

“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats

Share With:
Translate »
846 Views