Berat/ Burg për babain që mbajti peng djalin, shfaq probleme shëndetësore dhe në gjykatë
“Burg pa afat” për babain që mbajti peng djalin dhe kundërshtoi uniformat blu. Gjykata e Rrethit te Beratit, vendosi sot të quajë te ligjshem arrestimin e Admir Duros, dhe vendosi ndaj tij masen e “arrestit me bug”.
Ne emer te organit te akuzes, Olgert Rumnici, i kërkoi gjykates cilesimin si te ligjshem te arrestimit te 42 vjecarit dhe caktimin e mases se sigurise ” arrest me burg”, ndonese pala mbrojtese kerkoi cilesimin e arrestimit si te paligjshem dhe caktimin e nje mase me te lehte sigurie per shkak te gjendjes se tij te rende se shendetit mendor, gje e cila nuk eshte marre pasasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa.
Dhe në sallen e gjyqit Duro ka shfaqur probleme me shendetin mendor, por per shkak te mos kryerjes se vizitave mjekësore nuk ka pasur prova per tu paraqitur ne gjykate qe deshmojne problemet e tij mendore.
42 vjeçari akuzohet tashme per veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ngjarja ndodhi tre ditë me pare ne lagjen “30 Vjetori”, ku 42 vjeçari mbajti peng per ore te tera djalin e tij 17 vjeçar nga frika mos e braktiste.
Me pas ai hipi ne soleten e pallatit ku per me shume se tre ore kundershtoi me force punonjesit e policise, hodhi tjegulla ne drejtim te tyre, duke lenduar dy uniforma blu.
Pas arrestimit ai qendroi ne spitalin e Beratit dhe u perball sot me gjykaten, ne seancen e pare ne ngarkim te tij.