Dhurata 7000 paund që Victoria dhe David Beckham i bën vajzës për ditëlindje nuk është aspak e zakonshme
Datëlindja e Harper, vajzës së Viktoria dhe David Beckham po afron dhe duket, që prindërit po bëhen gati për festime dhe shpenzime për vajzën e tyre 7-vjeçare. Ndërkohë që, datëlindjen e saj të gjashtë, e festoi me një filxhan çaji, në Buckingham Palace, këtë vit surpriza dhe dhurata marramendëse e presin vogëlushen Harper.

Sipas gazetës “The Sun”, Victoria dhe David janë duke përgatitur surpriza për Harper dhe mësohet se kanë shpenzuar rreth 7,000 paund, për ponin e saj të vogël.

Dizajnerja e modës dhe ish-futbollisti gjithashtu thuhet se, po e spastrojnë gardërobën e vogëlushes, për ta mbushur me veshje nga Colne Saddlery në Cheltenham për ditën e saj të madhe më 10 korrik.

Dhurata e re e ditëlindjes do të jetë një përshtatje e përkryer për Harper, e cila është “çmendur “ me ponin e saj të vogël.
