Sa janë rritur! Rihanna publikon videon të rrallë me tre fëmijët e saj në Barbados
Rihanna ka vizituar Barbadosin me tre fëmijët e saj, duke ndarë momente familjare në “Rihanna Drive”, rruga në Bridgetown ku ajo u rrit dhe që mban emrin e saj.
Këngëtarja publikoi foto dhe video me djemtë RZA dhe Riot, si dhe vajzën 10-muajshe Rocki. “Një moment ndihem si ajo vajza nga Westbury, ndërsa tjetrin po sjell fëmijët e mi në Rihanna Drive”, shkroi ajo.
“Rihanna Drive” është kthyer në një pikë simbolike të Barbadosit dhe lidhet me fëmijërinë e yllit dhe ëndrrat që nisi t’i ndërtonte pikërisht aty.