Pesë muaj pas ndarjes së jeta të djalit, aktori në pritje për t’u bërë baba
Aktori dhe komediani amerikan Rob Delaney ka njoftuar se do bëhet baba për herë të katërt.
Ylli i Hollywood ndau lajmin me fansat në Twitter.
Lajmi vjen 5 muaj pas vdekjes së djalit të tij dy vjeç, i cili u diagnostikua me një tumor të trurit në 2016 dhe vdiq në janar.
Delaney ka edhe dy fëmijë të tjerë me bashkëshorten Leah. Në postimin në Twitter ai u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë më shpesh vizita mjeksore.
Delaney zbuloi betejën e djalit të tij me sëmundjen në shkurt, duke thënë se Henry ishte diagnostikuar me kancer pak pas ditëlindjes së tij të parë. Ai vjellte në mënyrë të vazhdueshme dhe kishte humbje peshe.
Njëvjeçari realizoi një operacion për të hequr tumorin dhe vazhdoi me trajtimin deri në vitin 2017, por më vonë atë vit kanceri iu kthye dhe vdiq në janar, në moshën dy vjeçare.