Plagoset djali i prezantueses së famshme

Nicola Bettarini 19 vjeç, djali i prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe i ish- futbollistit italian Stefano Bettarini është plagosur me thikë një natë më parë në një diskotekë të njohur të Milanos.

Ngjarja ka ndodhur pas një grindje që grupi i miqve të 19 vjeçarit ka pasur me disa të rinj.

Mediat italiane informojnë se djali i Simona Venturës është goditur me thikë ndërsa po përpiqej të mbronte një mikun e  tij, djali i një oficeri të policisë financiare dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Prezantuesja e njohur italiane, Simona Ventura, ka informuar me anë të profilit të saj Twitter se “djali i saj është jashtë rrezikut për jetën”.

Persoanzhe të botës televizive italiane, miq e dashamirës të Simona Venturës dhe të ish- futbollistit Stefano Bettarini kanë shprehur solidaritetin e tyre për këtë moment delikat që po kalojën si prindër.

Mes tyre dhe kantautori shqiptar Ermal Meta.

Share With:
Translate »
832 Views