Sa ka nisur të flasë, por djali i futbollistit të famshëm emërton gjithë kombëtaren

Kroacia ishte kombëtarja që dhuroi emocione pafund në ndeshjet në grup të Botërorit, duke bindur me gola dhe lojë në fushë.

Ballkanasit u kualifikuan me pikë të plota dhe në mbrëmje do të përballen me Danimarkën në fazën e 1/8-ve, por në internet nuk janë bërë hit inkursionet e Modriç me shokë, por një video e mbrojtësit të Liverpool, Dejan Lovren.

Vetë Lovren ka publikuar në Instagram videon, ku djali i tij i vogël pavarësisht se sapo ka nisur të flasë, arrin të emërtojë 11-shen tituallre të Kroacisë.

Djali i Lovren është i veshur me fanellën e ekipit kombëtar kroat dhe mban duart në telefonin e tij celular duke parë një video në të cilën lojtarët e futbollit këndojnë himnin para ndeshjes. Teksa kamera fokuson çdo futbollist, fëmija tregon emrat e tyre.

Share With:
Translate »
714 Views