‘Dua një fëmijë’, modelja shqiptare habit me kërkesën e papritur
Në kulmin e karrierës së saj profesionale, mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës, modelja e njohur Xhesika Berberi na ka lënë të gjithëve pa fjalë…Mes angazhimeve të shumta në sesione fotografike dhe pasarela, bukuroshja shqiptare me sa duket i ka të qarta idetë edhe në sektorin privat.
Zyrtarisht, ne ende nuk e dimë nëse ajo është në një lidhje dashurie, por dimë diçka të sigurt: ajo do një fëmijë! Këtë nuk e themi ne, por e pohon vet Xhesika përmes një fotoje që ka postuar në instagram bashkë me një beb të bukur që mban në krahë, ndërsa shkruan në të: “E dua një”!
Vetëm 27 vjeç dhe ja ku na vjen dëshira që nuk e prisnim e supermodeles shqiptare. Por, nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt do të kemi një mama të re që do i shtohet botës së showbiz-it