Khloe nuk duron më: I kthehet keqazi ndjekëses që i ofendoi të bijën

Një nga temat për të cilën është përfolur më shumë Khloe Kardashian është ajo e marrëdhënies së saj më basketbollistin Tristan Thompson. Ky i fundit tradhtoi 33-vjeçaren vetëm disa ditë para se ajo të sillte në jetë fëmijën e tyre.

Pavarësisht gjithçkaje Khloe vendosi ta falte dhe të ecte përpara si një familje. Por për të me siguri, kritika më e keqe e fansave nuk ka qenë ajo për vendimin që mori lidhur me Tristan, por për paraqitjen e vajzës së saj, True.

“Më duket mua apo True nuk është fare e lezetshme”, shkroi një komentuese.

Ky ishte një koment i patolerueshëm për Khloe, e cila vendosi t’i jepte një mësim femrës që e shkroi:

“Cila maxhorene me pak respekt për veten mund të komentojë paraqitjen e një fëmije? Çfarë njeriu i neveritshëm je ti? Është shumë patetike që je kaq e mjerë në jetën tënde”.

Share With:
Translate »
680 Views