E PAZAKONTË/ Vendi ku bëhen pushime nudo, turistët marrin edhe fëmijët
Kur ju arrini në këtë zonë për pushime, duhet t’i lini të gjitha rrobat tuaja te porta. Kjo pasi nuk ju nevojiten aspak sepse ndodheni në ‘Arnaoutchot’ në jugperëndim të Francës. Ky është një nga vendet më të njohur në Francë, ku turistët shkojnë aty për të bërë pushime krejtësisht nudo.
Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi 63 përqind e turistëve ishin çifte dhe 23 përqind ishin familje me fëmijë.
Vetëm 14 përqind e vizitorëve janë më të rinj se 40 vjeç.
Duke mbajtur vetëm një palë syze dhe në trup asgjë, Heike, një gjerman 36-vjeçar shprehet: “Për mua, është krejtësisht normale të jesh lakuriq”, shkruan The Sun.
Vendi turistik i fshatrave 45-hektarësh ka ndërtesa, kafene dhe bare dhe në plazhin e tij të madh ka mësime surfimi dhe sporte të tjera ujore. Po ashtu ka edhe aktivitete të organizuara për fëmijët.