Floriana flet pa dorashka për gjithçka: “Lindja, pesha, bashkëshorti, pushimet”
Të rezervuar ndaj intervistave me gazetarët por krejt të hapur ndaj pyetjeve që po ju vijnë në instagram nga opsioni i ri, personazhet e njohur po i zbrazin të gjitha. Sot ka qenë radha e Floriana Garos të japë intervistë publikisht dhe siç mund të merret me mend, pyetjet e ndjekësve të saj janë rrotulluar ose rreth faktit që ajo është kaq e mirë, e bukur dhe e ëmbël, ose rreth jetës prej mamaje të re. Floriana, që deri më tani është rezervuar për mediat, i ka sqaruar të gjithë lidhur me çdo kuriozitet të ndjekësve.
