Këngëtarja e njohur shqiptare rikthehet me një këngë të re, suksesin ia beson një 10-vjeçari

Linda Halimi është padyshim një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Prej kohësh është zhvendosur drejt Amerikës, por nuk ka hequr dorë nga muzika. Kohë më parë mori pjesë ne “American Idol”, ku mahniti jurinë me potencialin vokal.

Ndërsa eksperiencën e parë ndërkombëtare e pati si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion. Ditën e sotme Linda ka publikuar një këngë të re në gjuhën angleze nën titullin “Murda”. Ajo e ka lançuar këngën në rrjetet sociale duke shprehur lumturinë për bashkëpunimin me një producent amerikan dhe reper të njohur. Linda ka zbuluar se suksesin e kësaj kënge ja ka besuar djalit 10-vjeçar të producentit Nealante, i cili ka vënë në jetë këtë projekt.

Share With:
Translate »
700 Views