E bija mbush 1 vjeç, futbollisti shqiptar bën urimin emocionues: Do të jepja gjithçka…

Në vitin e parë të lindjes së vajzës, futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi ka ndarë me ndjekësit e tij emocionet që ka përjetuar gjatë gjithë këtij viti dhe sesa e ka ndryshuar atë të qenit prind.
Futbollisti ka postuar në ‘Instagram’ një foto me vogëlushen në krah ku shihet portreti i tij i emocionuar ndërkohë që i gëzohet krijesës.

“Dhëmbi yt i parë, hapat e tu të parë, fjalët e tua të para dhe tani më në fund ditëlindja jote e parë. Një vit ka kaluar dhe ti jo vetëm më ke dhuruar momente të mrekullueshme, por më ke mësuar sesi të jem baba dhe të kem një këndvështrim të ndryshëm për jetën. Të të shoh ty duke buzëqeshur është emocioni më i bukur që kam ndjerë dhe do të jepja gjithçka për të parë gjithmonë atë buzëqeshje në fytyrën tënde. Të dua! Gëzuar ditëlindjen e parë”- ka shkruar futbollisti bashkëngjitur fotos me të bijën.

Share With:
Translate »
568 Views