Nuk ka plane për fëmijë por Flor Mumajesi e ka gjetur emrin e vajzës

Mediat nuk kanë në plan ta lënë rehat Florin, për sa i përket jetës private, por nga ana tjetër edhe ai vazhdon të provokojë. Fotoja e dorës së tij që mbante një dorë tjetër me unazë në gisht, që ai postoi para pak ditësh pati shumë reagime dhe ishte diçka që pritej. Më pas ai bëri të ditur që na kishte “vënë në lojë”, pasi bëhej fjalë për një reklamë të Digitalb.

Me sa duket, edhe për disa kohë Flori nuk ka ndërmend të zbulojë asgjë për jetën private. Por edhe pse ende nuk është martuar dhe (me sa dimë ne) nuk ka plane për fëmijë, këngëtari e ka gjetur emrin që do t`i vendosë vajzës. Ai ka postuar në Intastory një mesazh për gruan e tij të ardhshme, se e ka gjetur emrin e vajzës dhe është Shota. Urojmë që deri sa të bëhet me vajzë të vazhdojë të ketë të njëjtin mendim!

Share With:
Translate »
558 Views