“Të katërt u gjetën të përqafuar. As vdekja nuk mundi t’i ndante”

Shpresat për gjetjen gjallë të dy motrave binjake, Vassiliki dhe Sophia Filippopoulou, morën fund këtë të shtunë. 9-vjeçaret, të cilat rezultonin të zhdukura që prej të hënës kur zjarret pushtuan rajonin e Attica-s në Athinë, humbën jetën sëbashku me gjyshërit e tyre.

Por si u gjetën trupat e dy binjakeve që tërhoqën vëmendjen e gjithë botës?

E përditshmja Protothema shkruan se shpresat për gjetjen e tyre gjallë u shuan kur Giorgos Tsoukalis, një hetues privat i punësuar nga prindërit e binjakeve zbuloi se trupat e tyre ishin identifikuar në spital.

Sipas Tsoukalis, motrat binjake humbën jetën në krahët e gjyshërve të tyre në Mati.

Lajmi për zhdukjen e vajzave tërhoqi vëmendjen edhe të së përditshmes britanike The Times of London, që e mbuloi të gjithë sagën për kërkimin e vajzave. Trilleri për fatin e tyre u intensifikua edhe më shumë kur babai i tyre mendoi se i kishte parë vajzat duke zbritur nga një varkë shpëtimi në Mati dhe kjo bëri që të shtohej edhe frika se mund të ishin rrëmbyer.

Lajmi tragjik u konfirmua edhe nga një mik i familjes i cili në faqen e tij në Facebook shkruajti: “Epilogu u shkrua. Të katërt u gjetën të përqafuar. As vdekja nuk mundi t’i ndante”.

Share With:
Translate »
819 Views