Khloe si shqiptarët, tregon dëshirën specifike që kishte gjatë kohës që ishte shtatëzanë
Khloe Kardashian u bë nënë e një vajze në Prill, kohë gjatë së cilës përjetoi edhe skandalin e tradhëtisë së partnerit të saj.
Pas tre muajsh nga lindja e vajzës Khloe na tregon për dëshirën e saj gjatë kohës që ajo ishtë shtatëzënë dhe ndoshta janë të shumta femrat që ndjejnë të njejtën gjë si ajo.
“Dëshiroja kaq shumë të kisha një djalë. Unë dhe Mason (djali i Kourtneyt) jemi shumë të afërt. Unë e dashuroj lidhjen tonë. Isha e bindur që do të kisha një djalë por ZOti më bekojë me Truen time të çmuar dhe tani nuk e di se ç’do të bëja me një djalë. True më ka bërë më të ëmbël dhe më të sjellshme. Zoti të jep atë për të cilën ke nevojë. Shoqja ime më e mirë përjetë!”- ka shkruar Khloe në Twitter.
Mesa duket vajza e saj ka qenë një bekim i madh për Khloe dhe e ka ndihmuar t’I kalojë të gjitha, madje e ka kthyer në një njëri më të mirë!