Dua Lipa bëhet nostalgjike, kujton kohën kur ajo dhe i dashuri ishin ende ‘fëmijë’

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa përmendet shpesh në media, jo vetëm për sukseset që karriera e saj ka arritur në nivel ndërkombëtar, por edhe për raportet e saj të dashurisë. Pai u përfol për ndarjen nga i dashuri i saj Isaac Carew, duket se çifti janë sërish bashkë dhe u janë rikthyer kujtimeve të disa viteve më parë.

Ka qenë Dua e cila ka postuar një foto të të dyve, e cila i përket katër viteve më parë. ‘O zot, kur ti dhe unë ishim fëmijë të vegjël në vitin 2014”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos me të dashurin e saj.

Kaq ka mjaftuar që edhe Isaac të publikojë në llogarinë e tij personale një foto me Duan në të njëjtën periudhë. ‘E ke fjalën për këtë’?-ka shkruar ai mbi një foto të tyre që i përket po të njëjtit vit.

Që nga ajo kohë, Dua ka përjetuar shumë suksese në karrierën e saj duke qenë më e pjekur personalisht dhe artistikisht.

Share With:
Translate »
775 Views