Naomi Campbell është shtatzënë? I fejuari Skepta poston ekografinë e një bebeje

Bota e gossip është trazuar pas një njoftimi të Skepta që do të bëhet baba. Ai ka postuar një ekografi tridimensionale, që tregon fytyrën e një bebeje të shoqëruar me një lule, në Instagram.

Reperi britanik në pranverë kishte thënë se ishte fejuar me Naomi Campbell, por nga modelja asnjë lajm.

Pamjet e ekografisë tridimensionale tregojnë që shtatzënia është në tremujorin e tretë.

Ndjekësit në rrjetet sociale kanë dërguar urime dhe zemra, por a do të bëhet Skepta vërtetë baba apo kjo është ekografia e ndonjë ‘nipi’?

Fansat gjithashtu e kanë pyetur reperin se kush është nënë e bebes. Ndërsa dikush hamendëson që mund të jetë modelja me ngjyrë, Naomi shfaq forma dyshuese.

Ja një galeri me foto të modelet në javët e fundit…

Share With:
Translate »
929 Views