Rudina Magjistari dhe Mia kanë një mënyrë origjinale për t’u freskuar në këtë ditë të nxehtë vere
Fundjavat marrin tjetër kuptim kur kalohen pranë familjes dhe personave të zemrës. Sidomos, stili i punës dhe jeta e përditshme të diktojnë një lloj angazhimi me dhe pa orar(e tillë është puna në televizion), fundjava është e shumëpritur nga të gjithë, por sidomos nga moderatorja Rudina Magjistari.

Duket se ajo dhe e bija Mia, kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për ta shijuar ditën e sotme. Vapa përvëluese dhe dielli nuk janë faktorë pengues, sepse jemi në sezon vere dhe vështirë të ankohemi. Por, kur gjen mënyrën e veçantë për t’u freskuar, atëherë ja ke hedhur paq edhe të nxehtit.
Kështu, prezantuesja e njohur është duke e shijuar këtë të shtunë në pishinë dhe me vajzën e saj. Kjo e fundit, i ka hedhur të ëmës një gotë me ujë për ta freskuar, por Rudina ka një argument tjetër për këtë foto: “Nuk mjafton kjo gota me ujë këtu, por një kovë e tërë me këtë vapë që qenka sot”.
E ku ka më bukur se fundjava e kaluar pranë familjes?!