U nda nga djali i Jozefina Topallit? Eva Murati flet për dasmën

Eva Murati prej vitesh është në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli.

Megjithatë prej disa muajsh në media po aludohet se ajo dhe Genari i kanë dhënë fund marrëdhënies prej kohësh.

Një gjë e tillë u përgënjeshtrua nga vetë moderatorja, e cila shpërtheu ndaj mediave duke thënë se ato nuk duhet të ndërhynë në jetën e saj private. Madje në intervista të ndryshme tha se nuk do të fliste më për lidhjen e saj me Genarin.

Së fundmi ajo ka qenë pjesë e një intervistë në ‘Gazeta Shqiptare’, ku ka treguar diçka më shumë për filmin e saj të ri dhe për planet e së ardhmes. Eva është pyetur gjithashtu nga gazetarja se nëse ka plane për një dasmë.

“Sapo kam mbushur 23 vjeç, jam e lumtur me bekimet që më ka sjellë Zoti në jetë, por dasma nuk është në planet e mija të afërta.”, ka përfunduar Eva.

Share With:
Translate »
1050 Views