Princ Harry i shqetësuar për deklaratat e vjehrrit, merr vendimin e ashpër për miqtë

Gjatë gjithë kohës ata janë përpjekur të mbajnë një marrëdhënie të mirë me mediat por një gjë që e ka acaruar më shumë kanë qenë deklaratat që babai i Meghan Markle ka bërë pas martesës së çiftit.

Shpesh Thoma Markle është shprehur se vajza e tij nuk po gjen qetësi në familjen mbretërore, nuk është e lumtur aty, deklarata këto aspak të mirëpritura. Princi Harry ka marrë masa që këtej e tutje për këdo nga të afërmit e tyre dhe miqtë që flet për ta me gazetarët.

“ Të dy presin një kod heshtjeje. Nëse flet me shtypin atëherë të përjashtojnë, të largojnë nga vetja. Harry nuk e vriste mendjen për atë që shkruhej por ditët e fundit ai është shumë i ndjeshëm dhe protektiv nga gjithçka shkruhet për Meghan-in.”,- ka thënë një burim, citojne mediat e huaja.

Share With:
Translate »
680 Views