Angela Martini zbulon kur do të vijë në Shqipëri dhe planet për t’u bërë nënë

Pas martesës me miliarderin rumun, Dragos Savulescu disa muaj më pare, modelja shqiptare Angela Martini ka zbuluar planet për t’u bërë nënë. Pyetjes së një prej fansave të saj në qoftë se i pëlqente të kishte fëmijë, Angela i është përgjigjur: ‘Sigurisht, në kohën e duhur dhe sipas mënyrës time.’

Modelja gjithashtu ka treguar se së shpejti do të vijë në Shqipëri, saktësisht pranverën e vitit tjetër. Aktualisht Martini dhe bashkëshorti i saj janë duke pushuar në ishullin e Mykonos, pas disa ditësh të kaluara në Turqi.

Share With:
Translate »
713 Views