Pasi u përfol se është shtatzënë, këngëtarja shqiptare zbulon të vërtetën
Këngëtarja Morena Taraku mori vëmendjen e faqeve rozë pasi publikoi një fotografi biberoni, ku filluan spekulimet se është shtatzënë me ish-të dashurin Sasha.
Por ajo vendosi të hedhë poshtë të gjitha thashethemet. Me një postim të ri në Instastory, ajo shkruan: “Jam akoma bebe vetë, më falni”.
Kështu këngëtarja tregoi se nuk është ende gati për tu bërë nënë. Lidhja e saj me milionerin iranian, Sasha Sobhani mori fund para disa javësh, pikërisht në momentin kur bënë tatuazh emrin e njëri-tjetrit.
Për këtë cështje, Morena hodhi dyshime se lidhja mori fund pasi zbuloi se Sasha është homoseksual, por nuk është konfirmuar ende.

