Tronditet Shqipëria, babai u merr jetën vajzës dhe bashkëshortes
Një ngjarje tragjike ka shokuar mbarë opinionin, pasi një kryefamiljar ka qëlluar mbi gruan dhe vajzën e tij në Brekoc të Gjakovës.
Gazeta “Express” bën të ditur se autori është arrestuar menjëherë nga policia, mirëpo ende nuk janë zbardhur arsyet e që e cuan të marrë këtë akt.
Ai ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji kishte rrahur bashkëshorten e tij.
Sakaq, mësohet se viktima ishte 40 – vjeçe dhe ishte shtetase e Shqipërisë, ndërsa vajza që humbi jetën ishte nëntë vjeç.
Çifti kishte gjashtë fëmijë nga martesa.