Nëna dhe burri i saj abuzojnë seksualisht për vite me fëmijën më pak se 10 vjeç
Një nënë gjermane dhe partneri i saj janë dënuar për përdhunimin e përsëritur të djalit të gruas vetëm 10 vjeç dhe shitjen e tij për seks në internet. Ata u dënuan me burg në një rast që e tronditi vendin.
Agjencia e lajmeve DPA raportoi se gjykata shtetërore e Freiburgit e dënoi gruan të martën në 12 vjet burg dhe partnerin e saj në 12 vite. Gjykata vendosi që burri duhet të mbetet në paraburgim parandalues pas dhënies së dënimit.
Të dy u akuzuan për abuzimin dhe përdhunimin në mënyrë të përsëritur të djalit, tani 10-vjeç, dhe shitjen e tij tek meshkujt e tjerë në internet për më shumë se dy vjet. Abuzimi është filmuar.
Çifti dhe gjashtë të tjerë u arrestuan vjeshtën e kaluar. Disa njerëz të tjerë tashmë janë dënuar në gjykime të ndara.