E bija e ndjerë fiton llotarinë amerikane, aktori përlot me dedikimin: “Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave”

Më 19 nëntor të vitit që lamë pas, vajza  e  vetme e aktorit kosovar Çun Lajçi ndërroi jetë.

Bubulina, 34 vjeç,  ishte me profesion aktore si i ati dhe humbi jetën si pasojë e mbidozës . Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Prishtinë.

Mirëpo sot, aktori tregon me dhimbje se e bija kishte fituar llotarinë amerikane. Në emailin e tij, kishte mbërritur prej muajsh një email nga zyrat e emigracionit në USA, ku thuhej se Bubulina kishte marrë të drejtën për të përftuar Green Card-ën.

Në një shkrim emocionues, aktori rrëfen dhimbjen dhe mallin që ka për të bijën dhe sesa e lumtur do të ishte ajo për këtë lajm.

“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Grin Carta Bubulinë.” –shkruan ndër të tjera aktori kosovar për vajzën e tij të vetme.

Share With:
Translate »
1008 Views